Latifi vizitoi punimet në dy projekte infrastrukturore në Rahovec

“Shumë shpejt Rahoveci do të bëhet me një shteg modern e të bukur”

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Fatmir Iska kanë vizituar punimet, të cilat janë duke u realizuar në dy projekte infrastrukturore; projektin e rrugës transite dhe shtegun e ecjes që dërgon te Maja e Shkodranit.

“Monitorova punimet që po kryhen në rrugën e transitit mbi qytet si dhe në shtegun e ecjes, projekte këto të rëndësisë së veçantë për qytetarët tanë. Shumë shpejt Rahoveci do të bëhet me një shteg modern e të bukur, ku qasja për në Majën e Shkodranit do të bëhet më e lehtë e njëkohësisht pamja që qytetarët do të shijojnë në këtë ecje do të jetë e mahnitshme”, ka thënë kryetari Latifi.

Back to top button