"Shqipëria nuk u zbulu tani që është vend me ndjeshmëri të lartë sizmologjike"

“Shqipëria nuk u zbulu tani që është vend me ndjeshmëri të lartë sizmologjike”

Shqipëria në mëngjesin e 26 nëntorit u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martës në Shqipëri ka arritur në 46, ndërsa të lënduar janë qindra persona.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, politologu Islam Lauka, në emisionin “Click” të RTV21, ka kritikuar punën e forcave të emergjencës shqiptare, të cilat siç tha ai nuk ishin të pajisura me mjetet e duhura.

Forcat e emergjencës shqiptare me një logjistikë të mjerueshme, po ta krahasojmë me Kosovën, Kosova është shumë më lartë që ka 11 vjet shtet, ne festojnë 107 vjetorin tani, ne jemi anëtar i  NATO-s dhe për mua është turp një logjistik e tillë. Nuk kanë aparatura termike, nuk kanë kamera depërtuese, nuk kanë qen të stërvitur për të nuhatur njerëzit e gjallë, trupat speciale të Kosovës i kishin këto dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish”, ka thënë Lauka.

Ai tha se kjo është e pafalshme.

“Është e pafalshme, sepse nuk është se këto kushtojnë shumë, është mungesë angazhimi, mungesë e theksuar serioziteti”, ka thënë Lauka.

Pas shkatërrimit të shtëpive, shumë familje po qëndrojnë në tenda në disa kampe që janë krijuar në këto vende, ndërkohë shumë të tjerë po kanë frikë të qëndrojnë në ndërtesat e tyre të banimit, për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme./21Media