Lavrov-Tillerson flasin për situatën në Siri

Lavrov-Tillerson bisedë telefonike për sulmin

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kanë folur në telefon të shtunën rreth situatës në Siri, pas goditjeve ajrore që SHBA-të kryen ndaj një baze ajrore siriane, thuhet në kumtesën e ministrisë së Jashtme ruse.

Lavrov ka nënvizuar se sulmi mbi një vend, qeveria e të cilit lufton terrorizmin krijon kërcënime shtesë për sigurinë rajonale dhe botërore.

Ai i ka thënë Tillerson se vlerësimet se ushtria siriane ka përdorë armë kimike në provincën Idlib më 4 prill nuk korrespondojnë me realitetin, shkruan Reuters.

Ministria ka bërë të ditur se Lavrov dhe homologu i tij amerikan janë pajtuar për vazhdimin e diskutimeve për Sirinë.

Tillerson pritet të vizitojë Moskën, ku do të bisedojë me zyrtarë rusë javën e ardhshme./21Media

Back to top button