Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ciro Immobile

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ciro Immobile

Lazio shënoi sonte fitore ndaj Napolit, në ndeshjen e zhvilluar në “Stadio Olimpico”.

Lazio shënoi fitore minimale (1-0) ndaj Napolit, i cili nuk po kalon kohë të mirë në këtë sezon, derisa vitin e kaluar ishte nënkampion i Italisë.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Ciro Immobile (82’).

Për Lazion në portë startoi portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, kurse Valon Berisha i Kosovës u aktivizua në pjesën e dytë.

Te Napoli startoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe po ashtu në pjesën e dytë u angazhua shkupjani Eljif Elmas.

Lazio me këtë  fitore ka arkëtuar 42 pikë në Serie A, 3 më pak se Interi dhe Juventusi që ndajnë dy pozitat e para me nga 45 pikë.