Mposhtet "Zonja e Vjetër"

Mposhtet “Zonja e Vjetër”

Lazio e ka fituar Superkupën e Italisë, pasi që të dielën në “Olimpico” të Romës, mposhti Juventusin, me rezultat 3-2, në një sfidë te çmendur.

“Lacialët” e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, duke fituar trofeun e Superkupës, edhe pse favorit në letër ishin kampionët në fuqi të Italisë.

Padyshim se hero i këtij trofeu për Lazion ishte Ciro Immobile, i cili realizoi dy gola në minutën e 32-të dhe 54-të, kurse, golin e tretë për Lazion e shënoi Murgia në minutën e 90-të.

“Zonja e Vjetër”, krejt në finish të ndeshjes u kthye në lojë më dy gola të shpejta te Paulos përmes Dybala-s në minutën e 85-të dhe 90-të, mirëpo në minutat të lojës shtesë në skenë del Murgia, duke shënuar golin e fitores së madhe për Lazion.