LDK: Bateritë e reja të PDK-së kanë prodhuar zhvatje të pasurisë

LDK e ka komentuar spotin televiziv të koalicionit PDK-AAK-NISMA

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka komentuar spotin televiziv të koalicionit PDK-AAK-NISMA, duke thënë se është i përgatitur përpara lidhjes së koalicionit të mesnatës me paratë e taksapaguesve kosovarë.

“Kujt i janë mbaruar bateritë, ka treguar më së miri, “tërheqja taktike” prej qeverisë dhe dorëzimi i “Fillimit të ri” mesnatën e frikës prej humbjes përfundimtare të pushtetit”, thuhet në reagim e LDK-së.

Tutje LDK thekson se “Bateritë e reja” të tyre kanë prodhuar lakmi të pafund për zhvatje të pasurisë, që është provuar me skandale keqpërdorimi si ai i PTK-së apo tenderi i pasaportave.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka lansuar një spot parazgjedhor, ku përmes disa baterive me logo të partive politike, ka ‘sulmuar’ kundërshtarët partiakë, në bazë të të cilit ‘bateritë e LDK-së” janë vjetërsuar, ndërsa ato të VV-së mund të shkaktojnë shpërthim.

Back to top button