LDK e quan të papranueshme incidentin në nëndegën e Mitrovicës

LDK e quan të papranueshme incidentin në nëndegën e Mitrovicës

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka quajtur sot të papranueshme, tentimet që dikush të vijë në struktura të LDK-së përmes rrugëve të tjera, veçmas dhunës siç ishte rasti në një nëndegë të kësaj partie në Mitrovicë.

Procesi zgjedhor është i rëndësishëm për forcimin dhe rigjenerimin e LDK-së si parti shtetformuese dhe tepër e rëndësishme për të gjitha proceset që ka kaluar dhe po kalon Kosova. Në këtë prizëm, LDK sheh edhe interesimin e mediave dhe të publikut për zgjedhjet në LDK”, thuhet në një deklaratë për media pas takimit.

Kryesia e LDK-së konsideron se gara e brendshme zgjedhore në këtë parti zhvillohet si sfidë dhe konfirmim i individëve para anëtarësisë, dhe paralajmëron se të gjithë ata që nuk janë në gjendje të respektojnë rregullat, duhet të tërhiqen dhe mos ta dëmtojnë procesin, pasi si të tillë do të jenë të papranueshëm.

Ndryshe, përleshja fizike që ka ndodhur javën e kaluar mes anëtareve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri./21Media