LDK e AAK pajtohen për bashkëqeverisje me qytetarin

LDK e AAK pajtohen për bashkëqeverisje me qytetarin

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përmbyllur marrëveshjen siç thonë për bashkëqeverisje me qytetarin e komunës së Prishtinës.

Këto dy parti kanë harmonizuar programin qeverisës për Prishtinën dhe po dëshmojnë përkushtimin për zbatimin e projekteve në të mirë të qytetarit të komunës.

“Bashkëqeverisja me qytetarin është thelbi i marrëveshjes dhe LDK e AAK përkushtohen që vizionin për integrimin dhe zhvillimin e qytetit ta bëjnë me transparencë, me qeverisje të mirë dhe llogaridhënëse. Pajtimi për bashkëqeverisje me qytetarin përmes marrëveshjes është edhe vullnet i përbashkët i anëtarëve dhe strukturave të të dyja palëve, për të avancuar proceset në qytet dhe për të vendosur forcimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”, shkruhet në komunikatën e LDK-së./21Media