Osmani zgjedhet nënkryetare e LDK-së

Osmani zgjedhet nënkryetare e LDK-së

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar unanimisht kundër një koalicioni me PDK-në para apo as zgjedhjeve, si dhe ka autorizuar kryetarin që të diskutojë për koalicione të mundshëm por që qeverisja t’i takojë LDK-së.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, pranoi që më së afërmi për një koalicion të mundshëm janë me Vetëvendosjen.

“Fokusi jonë për partnerë të ardhshëm për bashkëqeverisje është me Vetëvendosjen dhe do të diskutojmë për në ditët në vijim, por jemi të bindur nuk kemi asnjë dyshim që në çdo formulë LDK-ja është ajo që do të ja kthej jo vetëm vetëvetes si parti por edhe republikës sonë primatin.”, tha Osmani.

Sa i përket barrierave me nënkryetarin Lutfi Haziri, Osmani tha se ato janë tejkaluar.

Në anën tjetër, Lutfi Haziri  tha se Osmani është kandidatja më e mirë për kryeministre edhe e Vetëvendosjes.

“LDK-ja ka besim të plotë, kapaciteti politik dhe profesionale ai Vjosës është përtej çdo hezitimi që dikush mundet me pasë në kampin politik të Vetëvendosjes, unë besoj shumë që ne me shumë atribute kemi me faktu që Vjosa që nuk është vetëm kandidate e LDK-së, por është edhe kandidatja më e mirë e Vetëvendosjes.”, tha Haziri.

Edhe Haziri foli për raportin me Osmanin, tha se nuk ka pasur barriera por vetëm dallime politike, dhe se është i lumtur që ajo është e kandiate për kryeministre.

“Nga sot Vjosa është zgjedh edhe nënkryetare e LDK-së, e ka edhe mbështetjen politike në këtë funksion”, tha Haziri.

Ndryshe, KQZ sot vendosi që fushata zgjedhore të fillojë më 25 shtator dhe të përfundojë më 4 tetor. Ndërsa zgjedhjet janë më 6 tetor./21Media