LDK e mbështet rivendosjen e flamurit të shtetit të Kosovës “Te Rrethi”
14 Shkurt 2018
Hoti: Me ndihmen e miqve do ta vëmë flamurin e Kosovës edhe në OKB
Hoti: Me ndihmen e miqve do ta vëmë flamurin e Kosovës edhe në OKB
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar qëndrimin e partisë së tij rreth zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë shtetëror në hyrje të Prishtinës.
Hoti ka thënë LDK e mbështet rivendosjen e flamurit të shtetit të Kosoves tek rrethi – sa me lart e dinjitetshem.
“Ky flamur duhet te vendoset ne cdo institucion publik, sipas protokollit te shtetit.Ne cdo cep te botes qe te valoje Flamuri Kosoves, aq me krenare do te jete Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlores”, thuhet në postimin e Hotit në Facebook.
Tutje Hoti ka thënë se me ndihmën e miqve, do ta vëmë flamurin e Kosovës edhe në OKB, ashtu siç e dëshironte dhe kërkonte edhe Presidenti Rugova.
Ndryshe, mbrëmë në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës./21Media