Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shtyrë për të hënën nominimin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një prononcim për media tha se të hënën në mëngjes do të diskutohet për mandatarin e LDK-së për kryeministër.

“Në takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të konfirmohet qëndrimi i partisë, që posti i kryeministrit i takon LDK-së si dhe në takimin e radhës të kryesisë që do të mbahet të hënën në mëngjes, do të diskutohet edhe për mandatarin tonë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Janë hapur diskutimet, por do të përmbyllet ky diskutim të hënën”, tha ai pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Mustafa u shpreh se më mbledhjen e sotme u diskutua dhe u rikonfirmua se nuk do të kenë një koalicion me PDK-në dhe në takimin e radhës do të diskutojë për koalicionin e mundshëm me VV-në, gjithashtu ai theksoi se posti i kryeministrit i takon LDK-së.

Kryesia e LDK-së në këtë mbledhje ka zgjedhur Arban Abrashin si Sekretar Organizativ./21Media