Opozita nuk i përjashton protestat për të kundërshtuar këtë projektligj

Loading...

Opozita nuk i përjashton protestat për të kundërshtuar këtë projektligj

Partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, pasi dërguan në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për dialogun, i miratuar tetë ditë më parë në Kuvendin e Kosovës dolën me një konferencë për media.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Diton Selmanaj tha se asnjë dispozitë kushtetuese nuk lejon që të bartën kompetencat në institucione me një shumicë të thjeshtë. Ai tha se me kompetencat e ndara me këtë ligj ka shkelje kushtetuese, “ka një tendencë të deformimit institucional”.

“Ne si grupe parlamentare e kontestojmë në përgjithësi këtë projektligj”, tha tutje Selmanaj.

Ndërsa deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, tha se pa asnjë autorizim nga Kuvendi e ka marrë Presidenti për udhëheqjen e këtij dialogut. Po ashtu siç tha ajo, pakica e opozitës përfshirë ish partiaket e VV-së po e përkrahin Presidentin, Hashim Thaçi në këtë aventurë të rrezikshme.

VV dhe LDK parashohin se ky projektligj ka shkelje në së paku 8 nene, shkruan rtv21.tv.

Ata po ashtu kanë kërkuar seancë dëgjimore nga Gjykata Kushtetuese. Ata nuk përjashtuan as protestat për të kundërshtuar këtë projektligj./21Media