Mblidhën krerët e opozitës

Mblidhën krerët e opozitës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin siç thotë ai për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN.

Kreu i LDK-së përmes një postimi në “Facebook”, tha se do ta ftojë edhe kreun e PSD-së për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

“Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, shkroi Mustafa.

Isa Mustafa ditë më parë paralajmëroi mocionin duke thënë se qeveria e tanishme është e padobishme dhe janë gati të japin nënshkrimet që sot në mënyrë që qeveria të bie.

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 10:00 do të vazhdojë seancën plenare./21Media