Mustafa refuzon propozimin e Kurtit për kandidatin për kryeministër

Mustafa refuzon propozimin e Kurtit për kandidatin për kryeministër

LDK dhe VV nuk arritën marrëveshje për koalicion. Liderët e këtyre dy partive, në orët i fundit komunikuan në distancë përmes Facebookut. Fillimisht, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i bëri ofertë LDK-së që të  garojnë me një listë zgjedhore të cilës do t’i  prijë Vjosa Osmani, kurse kryeministrin ta vendosë vota e elektoratit.
Më pas kryetari i LDK-së iu përgjigj Kurtit, ku theksoi se propozimi i Kurtit shpie në garë ndërmjet dy partive, gjë që sipas tij e dëmton  seriozisht interesin e përbashkët../21Media