LDK flet pas takimit

LDK flet pas takimit

Dy orë pas takimit Kurti-Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar me një kumtesë, ku thuhet se LDK ka dal me një ofertë për Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje.

Megjithatë nuk kanë dhënë detaje se çfarë përmban oferta e tyre, shkruan rtv21.tv

“LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sot në orën 15:30 janë takuar lideri i VV-së, Albin Kurti dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Takim ky që zgjati rreth dy orë, mirëpo përfundoi pa marrëveshje. Menjëherë pas takimit nuk ishte prononcuar askush nga dy palët./21Media