Tubim qëndror nga LDK

Tubim qëndror nga LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të mërkurën në ora 19:00, në “Sheshin Skënderbeu” dhe “Sheshin Ibrahim Rugova” në Prishtinë, organizon tubimin qendror të fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, në të cilin do të marrin pjesë drejtuesit e partisë, strukturat, anëtarësia dhe qytetarët e tjerë.

Në këtë tubim do t’ju drejtohen qytetarëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Dara Murphy, i cili ka ardhur enkas për ta përkrahur LDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK-ja në këto zgjedhje garon me 110 kandidatë, të cilët vijnë nga të gjitha strukturat dhe degët e partisë anekënd Kosovës.