Biseda e Pacollit dhe Mustafës është zhvilluar përmes telefonit

Biseda e Pacollit dhe Mustafës është zhvilluar përmes telefonit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pranoi përgjegjie pozitive edhe nga lideri i AKR-së Behgjet Pacolli për mbështetjen e mocionit për mosbesimin e Qeverisë Kurti.

AKR përmes një njoftimi për media është deklaruar se nuk do të qëndrojnë të vetmuar dhe se do ta përkrahin mocionin.

“Kjo qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe të mundshme. Vendi ka nevojë për qeveri që iu shërben qytetarëve në këtë kohë krize ku po përballemi me pandemi botërore, e jo për qeveri që merren me kriza artificiale, me njëri- tjetrin”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se, biseda e Pacolli dhe Mustafës është zhvilluar përmes telefonit.

Gjatë ditës, Mustafa ka pranuar përkrahje edhe nga AAK-ja dhe Nisma. /21Media