Kuvendi menjëherë në pauzë

Kuvendi menjëherë në pauzë

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës shkoi në pauzë. Kryetari Kadri Veseli ftoi shefat e Grupeve Parlamentare që të takohen më të për të diskutuar këtë çështje dhe për të gjetur një konsensus dhe për të shikuar pastaj nëse do ta vazhdojnë seancën apo jo.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërcënuar me bojkot të Kuvendit në rast se përsëritet e njëjta praktik siç ndodhi gjatë seancës së sotme me dështim të votimit lidhur me rekomandimet e opozitës për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj tha se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat, ndërsa Hoti iu përgjigj se pa u votuar këto rekomandime nuk mund të vazhdohet debati për njëqind ditëshin e qeverisë.

Në shenjë proteste, Vetëvendosje dhe LDK-ja lëshuan sallën dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi pauzë dhe ftoi kryesinë për një konsultë.

Kryeministri Haradinaj më pas deklaroi se opozita ka ngritur çështje të cilat kanë kaluar moti, siç është debati për 100-ditëshin.

“Unë kam qenë në seancë dhe i kam pa opozitën kur kanë pritë me pa a i kemi 61 vota mos me bë kuorumin. Për tema të zakonshme për qytetarët e vendit”, tha Haradinaj.

Tutje ai tha se nëse opozita ka tema që mund t’i ndihmojë qytetarët e vendit, do ta kenë përkrahjen e secilit.

“Por nëse e ka pengimin e punës së parlamentit, çka është qëllimi i këtij debati”, shtoi ai.

Ndryshe, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës e cila ishte vazhdimësi e seancave të kaluara të papërfunduara./21Media