“Zbrazja e vendit nga të rinjët, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës”.

“Zbrazja e vendit nga të rinjët, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës”.

Lidhja Demokratike e Kosovës  kërkon debat parlamentar për ikjet e qytetareve nga vendi. Këtë e ka bërë të  ditur deputeti i kësaj partie, Fidan Rekaliu.

“Raportet e fundit tregojnë për rritje të numrit të qytetarëve të Kosovës të cilët po dëshirojnë të largohen nga vendi. Andaj për të diskutuar për këtë çështje, me përkrahjen e edhe të kolegëve të tjerë deputetë kemi inicuar debat parlamentar me temën “Zbrazja e vendit nga të rinjët, si rreziku më i madh që i kanoset Kosovës pas luftës”, ka shkruar deputeti në rrjetin social në “Facebook”.

Ai tutje ka shtuar se ekzekutivi i vendit duhet të hartojë një strategji që të parandalojë këto ikje nga Kosova.

“Ky është një shqetësim që na preokupon të gjithëve, andaj shpresoj që të adresohet sa më fuqishëm në mënyrë që të bëjmë presion te Qeveria e Kosovës për të hartuar plane dhe strategji konkrete për përmirësimin këtë gjendje”, ka thënë Rekalia.

Të nderuar qytetarë,Prej se kam marrë mandatin e deputetit, gjithmonë jam angazhuar për t’i adresuar hallet, problemet…

Gepostet von Fidan Rekaliu am Montag, 1. April 2019

Sipas të dhënave zyrtare brenda 5 vjetëve, mbi 170 mijë qytetarë u larguan nga Kosova./21Media