LDK: Ajo sjellje bie ndesh me kodin penal

LDK: Ajo sjellje bie ndesh me kodin penal

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar se Grupi i LDK-së ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me siç tha ai të shtirjes me armë dhe sjelljen e pahijshme të zyrtarëve të lartë të Qeverisë përkatësisht zëvendëskryeministrit dhe ministrit  të diasporës, Dardan Gashi.

LDK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Gashi, për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt.

LDK vlerëson se ajo sjellje bie ndesh me kodin penal të Republikës së Kosovës.

Në videon e publikuar shihet që Sami Lushtaku, Dardan Gashi dhe i liruari tjetër nga akuzat Endrit Shala, gjuajnë me armë pa kontroll, vetëm duke hapur dritaret e odës ku festojnë lirimin e Limajt./21Media

Po hetohet videoja ku Sami Lushtaku e Dardan Gashi shtijnë me armë