Vjosa Osmani takohet me qytetarë e Dragashit

Vjosa Osmani takohet me qytetarë e Dragashit

Gjatë një takimi me qytetarët e Dragashit, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre të vendit, Vjosa Osmani, tha se programi i saj qeverisës parasheh jetë të përballueshme financiarisht për nënat dhe baballarët tanë.

“Ne dëshirojmë që për rininë e mrekullueshme të Dragashit dhe të krejt Kosovës të krijojmë kushte që ata të punojnë në Kosovë dhe të krenohen me Kosovën e tyre. Ne dëshirojmë të krijojmë kushte ku vajzat dhe djemtë më të mirë të këtij vendi do të jenë stama jonë e krenarisë”, theksoi Osmani.

Po ashtu, ajo tha se merita kryesore pse në këtë rajon nuk ka pasur gjakmarrje, u takon grave fisnike opojare.

“Ishin gratë e Opojës ato që e mbajtën familjen bashkë, ishin gratë e Opojës ato që i mbajtën shqiptarët bashkë. Nuk lejuan gjakmarrje. Ata që thonë se gruaja shqiptare nuk ka guxim, përgjigjen e marrin në Opojë”, pohoi zonja Osmani.

Në këtë manifestim foli edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se krejt “çka ju japim oponentët tanë politikë merrni, sepse janë taksat tuaja, por vetëm votën mos ua jepni”.

Duke folur për koalicionet paszgjedhore, z. Haziri tha se ne “nuk bëjmë koalicion me ata që e kanë helmuar pusin dhe nuk i lejojmë qytetarët e Kosovës që të pinë ujë në pusin e helmuar”.

Ndërsa, kryetari i Degës së LDK-së në Dragash,  Selim Kryeziu theksoi se Vjosa Osmani ishte studente në Shtetet e Bashkuara dhe ajo tani është ligjëruese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vjosën tonë duhet ta votojmë për përgatitjen e saj profesionale, për qëndrueshmërinë dhe vizionin e saj”, pohoi z. Kryeziu.

Ndërkaq tubim elektroal u mbajt të premten edhe nga tri nëndegët e LDK’së në Gjilan, “Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 Korriku”, u rikonfirmuar fuqishëm besëlidhja për kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin dhe kanditatët për deputë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i cili ka folur për në emër të kryetarit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar tri nëndegët për mobilizimin dhe angazhimin e madh në terren, ka thënë se se ky tubim madhështor është konfirmim i firores së madhe të LDK’së dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, për të vazhduar me mesazhet e pesëshes së Gjilanit.

Votën për deputetë e kërkuan kandidatët nga ky qytet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi./21Media