LDK kritikon qeverisjen në Prishtinë

Osmani: Prishtinës po i mungon një qeverisje cilësore dhe e përgjegjshme

Grupi i asamblistëve të LDK-së i Prishtinës ka ngritur shqetësimin për mos shpenzimin e buxhetit prej rreth 30 milionë euro nga Komuna e Prishtinës. Në një konferencë për media, asamblisti i LDK-së Shefqet Osmani tha se në raportin financiar buxhetor të Komunës së Prishtinës për periudhën raportuese 1 janar -31 dhjetor 2019, janë paraqitur të dhëna skandaloze, e që më e theksuara është mos shpenzimi i buxhetit në masën e parashikuar.(Përgatiti: Kujtesa Bajrami – Fana, kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button