Abrashi: Nga 107 projekte të parapara janë publikuar vetëm 66

Abrashi: Nga 107 projekte të parapara janë publikuar vetëm 66

Ulja e të hyrave, rritja e shpenzimeve, vetura me qira, mos realizimi i projekteve kapitale, u përmendën në një konferencë për media nga LDK-ja. Asambleisti, Arban Abrashi tha se qeverisja e Prishtinës ka degraduar skajshmërisht. Por, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri shprehet se, 66 projekte prej 107 janë nisur në më pak se gjysmën e vitit dhe se s’ka asgjë të keqe në këtë punë. Foli edhe për veturat me qera dhe shtimin e drejtorive./21Media