Para takimit Thaçi-Kurti, mobilizohet LDK

Para takimit Thaçi-Kurti, mobilizohet LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka njoftuar se sot në ora 13:00 në selinë e saj do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa gjysmë ore para takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, përkatësisht në ora 14:30 do të mbajë mbledhjen e kryesisë.

Gjatë fillimit të këtij muaji pritet të vazhdojnë takimet në mes LDK-së dhe VV-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit.

Zyrtarët e LDK-së, mundësinë e arritjes së një marrëveshje e kanë lënë në duar të VV-së, pasi kanë thënë se kjo e fundit pasi ka zgjedhur Glauk Konufcën, kryetar të Kuvendit të Kosovës, duhet ta japë një arsye të fortë për vazhdimin e bisedimeve për koalicionin qeverisës.

Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive të 26 dhjetorit të vitit 2019./21Media