LDK ngul këmbë në ofertën që kanë propozuar

Mustafa deklarohet pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ngul këmbë që marrëveshja e propozuar nga LDK është reflektim i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit. LDK fton Vetëvendosjen që të veprojë shpejt e më vendosshmeri.

Kryesia e LDK-së shpreh vullnet për një marrëveshje të balancuar me VV-në, thotë zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa pas përfundimit të mbledhjes se Kryesisë.

Besian Mustafa tha se në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e LDK-së trajtoi situatën politike pas mandatimit nga ana e Presidentit të kandidatit për kryeministër.

Në këtë ofertën e fundit të LDK-së parashihet që Glauk Konjufca të tërhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe LDK-së t’i mbetet kjo pozitë deri në zgjedhjen e presidentit në vitin 2021. Ndërsa, përndryshe nga oferta e fundit e VV-së ku parashihej që numri i minsitrive të rritet në 14, LDK propozon të metën 12 ministri por me disa ndryshime: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. LDK po ashtu kërkon VV që të  të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President./21Media

 

Back to top button