Përfundojnë takimet e LDK-së

Përfundojnë takimet e LDK-së

Pas përfundimit të takimeve të kryesisë së LDK-së, për media u deklarua nënkryetari, Lutfi Haziri.

Ai tregoi se janë duke finalizuar përgatitjet dhe angazhimin për kuvendin zgjedhor që do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00.

Haziri nuk pranoi të tregojë emrat e kandidatëve për kryetar të LDK-së, përkundër insistimeve të vazhdueshme të gazetarëve, pas raportimin se kryetari aktual Isa Musatafa do të jetë kandidati koncensual, shkruan rtv21.tv

Marrëveshja politike nuk ka pasur të bëjë me një emër të përveçshëm, ka pasur të bëjë me përfaqësimin e unitetit të gjerë të LDK-së si unitet”, tha Haziri.

Ai tha se “nesër LDK do të dal me një qëndrim unik, dhe se para qytetarëve dhe anëtarëve të saj do të marr përgjegjësinë e dyfishtë duke dëshmuar se si punohet dhe arrihet me angazhime të përbashkëta rezultati në pritje që është”.

I pyetur se si e komentojnë në LDK thirrjen e presidentit që PAN-i të propozojë një mandatar të ri si kryeministër, Haziri tha presidenti e ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese.

Ai iu ka drejtuar partnerëve të koalicionit, nuk ka të bëjë me LDK-në. Nuk jemi pjesë e atij zhvillimi. Besoj që qëndrimin tonë duhet ta rikomnfirmoj edhe njëherë, vendi kërkon zgjedhje dhe zgjedhjet janë rruga e vetme e cila garanton legjitimitet  dhe institucione të pranueshme në Kosovë”, theksoi nënkryetari.

Haziri tha se LDK-ja nuk ka nevojë për spektakël, por ta konfirmojë në proces zgjedhor rolin dhe peshën e saj që e ka në jetën publike.

“ Ju a e patë dhe po bindeni që pa LDK-në  nuk ka as zgjedhje as zgjidhje, pa LDK-në qeveritë rrezohen ose bien shpejtë”, tha Haziri, duke shtuar se LDK-ja është parti e hapur dhe legale në çdo kuptim./21Media