Kryetari i LDK-së Mustafa takon ambasadorin e Italisë Piero Sardi

Kryetari i LDK-së Mustafa takon ambasadorin e Italisë Piero Sardi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Sardi. Siç njofton kumtesa nga LDK, ambasadori Sardi e uroi Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe theksoi që Kuvendi Zgjedhor ishte një takim i rëndësishëm në udhëtimin demokratik të LDK-së dhe vendit. Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sardi për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme në të cilat LDK parapëlqen që të gjitha partitë të shkojnë të vetme./21Media