Nga java e ardhshme nisin përgatitjet

Nga java e ardhshme nisin përgatitjet

Sot, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka mbajtur mbledhje të kryesuar nga kryetari Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve në LDK, mbi platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor të vitit 2018.

Në mbledhje gjithashtu është aprovuar struktura e pjesëmarrjes së delegatëve të degëve për Kuvendin e LDK-së.

Poashtu, kryesia është dakorduar që nga java e ardhshme, bashkë me kryetarët aktual të degëve, të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve./21Media