LDK mban qëndrim

LDK mban qëndrim

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta mbajë qëndrimin që ka marr dje, që mos të marr pjesë në seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Deputetja e kësaj partie Besa Gaxheri ka thënë se LDK dje ka dhënë qëndrimin bashkë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo beson se këtij qëndrimi edhe sot do t’i bashkohet opozita.

“Ne nuk do të hyjmë në Kuvend derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Gaxherri.