Plani i LDK-së për arsim

Plani i LDK-së për arsim

Pretendentja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani në DebatPernime është zotuar për përmisimin e cilësisë në arsim. Ajo tha se do ta bëjnë përmes sigurimit të kushteve të shkollimit tërëditor, në arsimin parauniversitar.

Sa i përket arsimit Xhavit Rexha nga LDK-së tha se në arsim do t’i investojnë 6% të bruto prodhimit kombëtar.

“I bjen një rritje prej 50% sa kemi sot”, tha ajo.

Rexha po ashtu u zotua se nuk do të ketë më drejtor të shkollave politik.

“Kur të iu skadojë mandati i tanishëm i drejtorëve do të shpallet konkurs, drejtorët do të jenë me kontrata të përhershme jo katër vjeçare që të varen prej kryetarit të komunës as drejtorit komunal…por do të jetë njeri që i përgjigjet bordit të shkollës, këshillit drejtues të shkollës”, tha Rexha duke shtuar se një gjë e tillë do të vlejë edhe për anëtarët e bordit të universitetit./21Media