LDK nuk komenton incidentet e fundit

LDK nuk komenton incidentet e fundit

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në një konferencë për media kanë bërë të ditur se ‘janë duke pritur momentin më të mirë për të dërguar qeverinë aktuale në shtëpi’.

Deputeti Naser Rugova tha se janë mbledhur 58 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë së Kosovës.

Janë 58 nënshkrime dhe po presim momentin më të mirë që këtë qeveri më të dobëtën ta çojmë në shtëpi“, tha Rugova.

Megjithatë, ai nuk është përgjigjur në lidhje me përleshjet e fundit në kuvendet zgjedhore të LDK-së, ndërmjet përkrahësve të Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit, ku fluturuan edhe karrige dhe u shpërndanë grushte e shuplaka.

Për një mocion për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten 61 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, tri partitë opozitare: LDK, Lëvizja VV dhe PSD, i kanë gjithsej 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës./21Media