LDK kërkon kryeparlamentarin në vitin e parë të qeverisjes

LDK kërkon kryeparlamentarin në vitin e parë të qeverisjes

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar ofertën e dërguar sot me shkrim kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në këtë ofetë parashihet që Glauk Konjufca të tërhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe LDK-së t’i mbetet kjo pozitë deri në zgjedhjen e presidentit në vitin 2021. Ndërsa, përndryshe nga oferta e fundit e VV-së ku parashihej që numri i minsitrive të rritet në 14, LDK propozon të metën 12 ministri por me disa ndryshime: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit t’i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. LDK po ashtu kërkon VV që të  të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President., raporton RTV21.tv

Ky propozim është publikuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se sot kanë dorëzuar me shkrim ofertën e tyre për bashkëqeverisje me VV-në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020.

Si rezultat i kësaj marrëveshje LDK thotë se deri në zgjedhjen e Presidentit: VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq, LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri. “Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja: VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.

LDK dje ka pranuar një propozim të ri nga Vetëvendosja. Lëvizja ka propozuar që numri i ministrive të rritet në 14, duke i ofruar LDK që të jetë në krye të 6 ministrive, atyre tu mbesin 5 ministri ndërsa 3 ministri t’i takojnë minoriteve. Më këtë rast Vetëvendosje i ka ofruar LDK-së edhe zëvendëskryeministri e parë. Në këtë pako po ashtu Vetëvendosje ka propozuar që të bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK./21Media