LDK tregon nëse janë diskutuar propozimet e Kurtit për postet ministrore

Mohon se është diskutuar për videomesazhin e Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK),  Armend Zemaj pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie, tha se në këtë mbledhje nuk është diskutuar për videomesazhin e liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë pritet të diskutohet mbi zhvillimet fundit rreth emrave të ministrave për Qeverinë e ardhshme.

“Nuk është befasi videomesazhi”, tha shkurt Zemaj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje do të takohet sot me presidentin e Kosovës. E krejt kjo ka të bëjë me caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Ndërsa VV dhe LDK nuk kanë arritur marrëveshje finale për krijimin e koalicionit qeverisës, Albin Kurti ka dalë me një videomesazh.

Ai kërkon nga partneri negociues për qeverinë – Lidhja Demokratike e Kosovës që të bëjnë marrëveshjen sa më shpejt, teksa i ka bërë publike edhe propozimet e tij për ministra.

Kurti ka kërkuar që Isa Mustafa t’i propozojë pesë emra, ndërsa ka konfirmuar se do të shkojë në takim me Hashim Thaçin pa pasur marrëveshje me LDK-në.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat jo serbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, tha Kurti.

Back to top button