LDK: Vetëvendosje e futi Gjilanin në depresion të thellë politik e ekonomik

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, thotë se është e shqetësuar me bllokimin e dhjetëra projekteve kapitale nga qeveria aktuale e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat sipas tyre, janë fituar me mund dhe angazhim të madh në mandatin e udhëhequr nga ish-kryetari Lutfi Haziri.
Sipas LDK-së, Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, ka rrështiqur në një depression të thellë politik e ekonomik.
“Kanë kaluar tetë muaj nga marrja e mandatit dhe është zhgënjyese për LDK-në dhe për qytetarët që qeveria komunale nuk e ka nisur e vazhduar as edhe një nga këto projekte që kanë qenë të gatshme për implementim, e lëre më për projekte të reja as që bëhet fjalë Mos interesimi për projektet zhvillimore të Gjilanit, në veçanti për Stadiumin e qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impitanti për trajtimin e ujërave të zeza, projekti i ujërave të bardha, Fshati i Lumtur, Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve etj., neve na bënë të shqetësuar për shkak se Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, ka rrështiqur në një depression të thellë politik e ekonomik”, thuhet në reagimin e partisë.
LDK-ja listoi projektet e buxhetuara të Komunës së Gjilanit, të cilat thonë se kanë stagnuar nga kjo qeveri aktuale apo disa nuk kanë filluar fare:
1. Fshati i Lumtur (Qeveria e Kuvajtit)
2. Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve (Komuna e Gjilanit)
3. Fshati model/infrastruktura në Pogragjë, Cernicë, Zhegër, Dobërcan
4. Shtrati i lumenjve në Përlepnicë, Livoç i Poshtëm, Livoç i Epërm, Zhegër, Lladovë
5. Ujërat e bardha dhe trajtimi i lumit Morava (Banka Botërore dhe komunat)
6. Rruga e Kumanovës, pjesa e dyte (e kontraktuar me buxhet te Ministrise se Infrastruktures)
7. Rruga Dobërçan – Pogragjë (Ministria e Infrastrukturës)
8. Ish -rruga Enver Miftari dhe Kadri Osmani (Ministria e Infrastrukturës)
9. Rruga e Prishtines (Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim)
10. Rruga Zhegoc – Sllovi (Ministria e Infrastrukturës)
11. Rruga Haqif Tetova (shtresa e dytë dhe rruga të posta e vogël – Komuna e Gjilanit)
12. Sheshi mbi lumin Mirisha – veri
13. Rruga Adem Jashari (nga xhamia e madhe deri te universiteti Kadri Zeka)
14. Rruget në Kravaricë dhe të MOEA
15. Stadiumi i Qytetit (MKRS)
16. Autostrada e Gjilanit (Qeveria e Kosovës)
17. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza (BERZH, BEI & WBIF)./21Media

Back to top button