Çka parasheh LDK-ja në planin për ekonominë?

Çka parasheh LDK-ja në planin për ekonominë?

Kandidatja e për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, në “DebatPernime” foli për planin e LDK-së për ekonominë. Osmani zotohet se  punësimi do të drejtohet te gratë dhe të rinjtë.

“Duhet t’i japim frymë sektorit privat nëpërmjet konkurrueshmërisë. Të krijojmë disiplinë në menaxhimin e parasë publike. Të krijojmë siguri, rend dhe ligji, sepse sundimi i ligjit është problemi numër një për bizneset private. Kryesisht punësimin ta drejtojmë te gratë dhe të rinjtë, sepse sot i kemi 81% të grave që nuk janë aktive e punës në Kosovë”, tha Osmani dhe u zotua se buxhetin do ta rrisin në tre miliardë.

Lumir Abdixhiku tha se do të zvogëlojnë numrin e ministrive, nga 21 ministri në 12. Shtoi se për secilën ministri do të jenë vetëm nga dy zevendësministra.

Ndërsa, Hykmete Bajrami tha se do të bëhet zhbërja e monopoleve./21Media