“Le të na shërbejë kjo festë për më shumë tolerancë, mirëkuptim e harmoni”
1 Prill 2018
Thaçi uron për festën e Pashkëve
Thaçi uron për festën e Pashkëve
Presidenti i vendit Hashim Thaçi së bashku me klerikë fetarë dhe krerë institucionalë, kanë kremtuar festën e Pashkëve në Ipeshkvinë e Kosovës.
“Festën e Pashkëve, bashkë me klerikë fetarë dhe krerë institucionalë, e kremtuam në Ipeshkvinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Tutje presidenti ka thënë, le të na shërbejë kjo festë për më shumë tolerancë, mirëkuptim e harmoni në shoqërinë tonë./21Media