Një paraqitje e rrallë publike

Një paraqitje e rrallë publike

Aktori amerikan Bradley Cooper, si rrallëherë është shfaqur në publik në shoqërinë e vajzës së tij 2-vjeçare, Lea.

Babë e bijë kanë qenë të pranishëm në mbrëmjen gala “Mark Twain”, në të cilën miku i Bradley, Dave Chappelle, u nderua me një çmim.

Aktori mbajti në prapaskenë Lean në këtë ngjarje para se të dilte në skenë për të nderuar mikun e tij.

Për eventin e rëndësishëm Bradley dhe Lea ishin kombinuar duke u veshur të dy me të zeza.

Nga imazhet e kapura nga eventi shihet se Lea ka një ngjashmëri shumë të madhe me aktorin dhe ndoshta vetëm pak prej tipareve mund t’i ketë trashëguar nga nëna e saj, Irina Shayk.

Kujtojmë se Bradley dhe modelja ruse janë ndarë në muajin qershor, pas katër vjetëve në lidhje./21Media