Dizajni i telefonit është nën ndikimin e iPhone 7

Dizajni i telefonit është nën ndikimin e iPhone 7

Leagoo nuk mbetet shumë larg nga brendet e vogla, të cilat lansojnë modelet e reja, pasi që kompania është duke punuar në pajisjen e re.

Telefoni i ri i kompanisë quhet Leagoo T5 dhe ai pritet të dalë në treg diku në korrik.

Dizajni i telefonit është nën ndikimin e iPhone 7 dhe ka trashësi prej 7.9 mm, ekran 5.5 inç me rezolucion Full HD, çip 4G me tetë bërthamë 1.8 Ghz, 4 GB RAM, 64 GB memorie të brendshme, kamerë të dyfishtë Sony prej 13 Mp dhe 5MP, kamerë selfi prej 13 MP dhe bateri me fuqi 3000 mAh.

Çmimi i telefonit pritet të jetë nën 200 dollarë.