Çifti duket i lumtur

Çifti duket i lumtur

Learta Jakupi-Salihu dhe Kushtrim Salihu janë ndër çiftet më të komentuara dhe të pëlqyer nga publiku. Djali i Shyhrete Behlulit së bashku me këngëtaren, Leartën, të cilët kanë një djalë janë mjaft aktiv në rrjete sociale.

Së fundmi çifti ka vizituar Turqinë, nga ku edhe po publikon pamje të shumta. Pak më parë Learta publikoi një fotografi me bashkëshortin nga Stambolli, në të cilën shihen mjaft të lumtur, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e publikuar për 174 mijë ndjekësit e saj në instagram, Learta po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Learta Jakupi dhe Kushtrim Salihu janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni madhështore. Nga martesa, çifti ka një djalë, i cili quhet Matin.

Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Projekti deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media