Mbrëmje bamirëse për fëmijët e Kosovës

Mbrëmje bamirëse për fëmijët e Kosovës

Fondacioni “Action for Mothers and Children” do të organizojë mbrëmje bamirëse në qytetin e Cyrihut, për herë të tretë radhazi, më 10 maj, nga ora 19:00.

“Mbrëmja do të përfshijë fjalime të rastit, pika muzikore, koktel rasti, si dhe një ankand të qetë që mundëson dhe inkurajon rrjetëzimin. Këtë vit, mbrëmja do të ketë edhe një pike artistike nga Learta Jakupi, e cila do të performojë në cilësinë e Sopranos dhe pritet të magjepsë mysafirët me zërin dhe talentin e saj”, thuhet në komunikatën e dërguar.

Të gjitha shitjet e biletave do të financojnë programet e Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna‘./21Media