Learta mjaft aktive në rrjete sociale

Learta mjaft aktive në rrjete sociale

Atë e njohni më shumë si nusen e djalit të këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Shyhrete Behuli. Learta Jakupi jo rrallë herë u bë lajm i mediave rozë, por, kryesisht për dukjen, dhe për raportet familjare, shkruan rtv21.tv

Learta është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon fotografi të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, reje Shyhretes i është përgjigjur ndjekësve në instagram. E pyetur se a është shtatzënë për herë të dytë, Learta ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk jam”, ka shkruar Learta në instagram.

Learta Jakupi është martuar me Kushtrim Salihun në vitin 2016, në një ceremoni madhështore. Nga martesa, çifti ka një djalë, i cili quhet Matin. Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Projekti deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media