Momente të lumtura me familje

Momente të lumtura me familje

Learta u bë emër i njohur për të gjithë që nga martesa me Kushtrimin, djalin e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku herë pas here ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, Learta ka publikuar në Instagram disa fotografi të shkrepura në Ulqin, ku ajo po kalon momente të lumtura pranë prindërve, bashkëshortit Kushtrimit dhe djalit Matinit.

“Ditët më të bukura janë ato që i kalojmë bashkë me familje”, është mbishkrimi që Learta ka lënë sipër fotografive./21Media