Çifti i njohur i estradës

Çifti i njohur i estradës

Vitet e fundit padyshim dasma që bëri bujë dhe që mori vëmendjen mediatike ishte dasma e Kushtrim Salihut, djalit të këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behluli me Learta Jakupin.

Kjo dasmë mund të cilësohet si njëra nga dasmat më të përfoluara të fëmijëve të estradës, shkruan rtv21.tv

Kushtrimi dhe Learta kanë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Matin.

Learta është mjaft aktive në rrjete sociale. Kësaj here është ajo në Instagram ka pranuar disa pyetje ku me anë të një pergjegjies ajo ka treguar se me Kushtrimin janë njoftuar përmes Instagramit.

Ndryshe, Learta përveç që njihet si reja e Shyhretes, ajo merret edhe me këndim, projektin e parë ajo e ka publikuar në muajin maj, të cilin e solli në bashkëpunim me vjehrrën e saj këngëtaren e njohur, Shyhrete Behlulin. Kënga titullohet “Për ty Nexhmije” dhe i dedikohet ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. /21Media