LeBron James ka nënshkruar kontratën e me Los Angelos Lakers

LeBron James ka nënshkruar kontratën e me Los Angelos Lakers

James ka përmbyllur kontratën me ekipin e NBA Los Angelos Lakers të hënën. Këtë blerje president i ekipit, Earvin ‘Magic’ Johnson e ka quajtur ‘një hap i madh’ për ekipin.

Agjentët e LeBron kanë informuar me 1 korrik se James ka pranuar kushtet për transferimin në Lakers pas katër sezoneve të kaluara në Cleveland Cavaliers.

Lakers kanë postuar në Twitter një fotografi të James me fanellën e ekipit dhe emrin e tij prapa së bashku me numrin 23, duke thënë “ Ka ardhur mbreti”.

Image result for lebron james lakers

“ Sot është një ditë e madhe për Lakers dhe fansat tonë në të gjithë botën e mirëpresin LeBron James, tre herë kampionin e NBA dhe katër herë MVP i NBA,” ka thënë Johnson.

“LeBron është i veçantë. Ai është lojtari më i mirë në botë. Ai do të konkurrojë dhe është udhëheqës i mrekullueshëm që dëshiron fitoren dhe që sigurohet që ekipi i tij të jetë i suksesshëm. Lojtarët e Lakers janë të emocionuar që kanë një bashkë lojtar që ka qenë nëntë herë në finale të NBA.”, ka shtuar ai.

Lakers janë 16 herë kampione të NBA por nuk kanë marr pjesë në eliminatore që prej pesë sezoneve.

James ka luajtur 1,143 lojë të rregullta nëpër sezone për Cavaliers dhe Miami Heats, me mesatarisht 27.2 pikë, 7.2 asistime dhe 1.6 vjedhje për lojë. Ai renditet i shtati në numrin e shënimeve për karrierë të NBA me 31,038 pikë, i 11 me asistime *,208 dhe i 16 me vjedhje me 1,865 në të gjithë karrierën. James gjithashtu ka fituar medaljen e artë olimpike në vitin 2008 ne Bejing dhe 2012 në Londër./21Media