Ledri Vula: Një befasi dhe dhuratë e vogël për një njeri shumë të madh

Ledri Vula: Një befasi dhe dhuratë e vogël për një njeri shumë të madh

“Fshatarja ime”, interpretuar nga Sabri Fejzullahu ishte një ndër këmgët më të dëgjuara në fillim të viteve 2000, duke u shndërruar në hit.

E i biri i Sabriut, këngëtari Ermal Fejzullahu bashkë me reperin e njohur, Ledri Vulën e kanë risjellë këtë këngë në një verison më modern, shkruan rtv21.tv

Këngën premierë e kanë kënduar në koncertin për 50 vjetorin e karrierës së Sabri Fejzullahut,  i cili u mbajt para një muaji, kurse sot e kanë lansuar në kanalin e Youtube.

Ndonëse nuk ishte lansuar deri më sot, qysh prej se u dëgjua në koncert, por edhe në video të publikuara në rrjetet sociale kënga filloi të pëlqehet nga publiku.

Teksti i këngës është i njëjti, por i shtohet edhe një pjesë ku intepreton Ledri./21Media