Pamje nga performanca e Ledrit në Australi

Pamje nga performanca e Ledrit në Australi

Rep-artisti i njohur kosovar, Ledri Vula është njëri ndër reperët më të suksesshëm në trojet shqiptare, i cili pëlqehet kudo ku ka shqiptarë.

Ledri kudo që performon arrinë ta bëjë publikun për vete dhe të ndezë atmosferën. Dhe këtë Ledri e bëri edhe sot gjatë performancës së tij të parë në Australi, shkruan rtv21.tv

Kjo vërehet nga storiet e shumta të publikuara në instagram, ku shihet se Ledri e kalli atmosferën në Melbourne. Nga videot e publikuara shihet se publiku u argëtua shumë dhe këndoi së bashku me artistin.

Ndërkohë, Ledri Vula sot e dha lajmin e madh për fansat. “Piano Rap” mban titullin kënga, intro e së cilës do të publikohet më 1 shkurt.

“Me 1 shkurt vjen Intro. Kanga e ka emnin Piano Rap. Videoklipi osht i xhirum 360 shkall. Nese jeni tu e pa prej smartphones ose computer muneni vet me e bo regjin. Enjoy this piece of art.”, shkroi Ledri sot në instagram./21Media