15 euro më lirë biletat e “Sunny Hill Festival” me rastin e datëlindjes së reperit

15 euro më lirë biletat e “Sunny Hill Festival” me rastin e datëlindjes së reperit

Rep-artisti i njohur dhe shumë i dashur shqiptar, Ledri Vula sot feston datëlindjen e 33-të.

Me rastin e datëlindjes së tij, artisti ka vendosur t’ju bëjë një dhuratë të veçantë fansave të tij, përcjell rtv21.tv

Bëhet fjalë për biletat e festivalit “Sunny Hill”, i cili do të mbahet këtë verë më data: 2, 3 dhe 4 gusht në Gërmi të Prishtinës.

Këtë Ledri e ka bërë të ditur përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram. “ Sot per ditelindje, une e kom ni dhurate per juve. Biletat e @sunnyhillfestival per 24 ore, veq per juve bohen 15 EUR ma lire.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht në Gërmi, ku do të performojnë artistë të njohur si: Miley Cyrus, David Guetta, Dua Lipa, Gashi, Ledri Vula, Ilira, Elvana Gjata e shumë artistë të tjerë.

Ledri është duke shijuar suksesin e këngëve: “Rio Rio”, “Kiss Kiss” në bashkëpunim me Lumi B dhe “MEM”, të cilat i publikoi përgjatë dy muajëve të fundit. Të tri këngët numërojnë miliona klikime në kanalin Youtube./21Media