I sinqertë dhe gazmor

I sinqertë dhe gazmor

Në karrierën e tij si reper numëron suksese të shumta. I adhuruar nga të gjithë për talentin dhe stilin që ka, Ledri Vula po arrin të qëndrojë në majat e famës për vite me radhë.

Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme shpeshherë bëhet zëri i shumë njerëzve, ku tregohet qartë zemërgjerësia e tij. Edhe në intervista e në emisione të ndryshme, Ledri shfaqet i sinqert.,shkruan rtv21.tv

Në një video të publikuar në rrjetet sociale (përmbledhje e disa intervistave) shihet se Ledri gjithmonë mundohet të jap përgjigje të sinqerta.

“Me të kallxu drejt”, është shprehja që ai më së shpeshti e përdor.

Këtë video, reperi nuk ka hezituar ta publikojë në llogarinë e tij në Instagram, ku bëri adhuruesit e tij të shumtë të qeshin.

Ledri momentalisht është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të tij me Lyrical Son, këngën “ Princess Diana”, videoklipi i së cilës ka arritur të klikohet mbi 4 milionë herë vetëm një javë nga publikimi në kanalin YouTube./21Media

Ahahahahahahahah 🤣

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on