Vërshojnë urimet për çiftin e ri!

Vërshojnë urimet për çiftin e ri!

Rep-artisti nga Mitrovica, Mc Kresha mbrëmë kurorëzoi dashurinë me martesë me të bukurën Erzina Shehun. Dasma e tyre po komentohet shumë, ishte një ceremoni vërtetë e bukur me shumë të ftuar.

Ndonëse ishin të pranishëm në dasmë, disa nga miqtë e Kreshës e uruan atë edhe publikisht me imazhe të bukura. Reperi Ledri Vula zgjodhi një fotografi të bukur me të dhe e shoqëroi me një urim të veçantë, transmeton rtv21.tv

“Last man standin. Urime u trashegofsh e ngrehsh komen zhag”, ishte urimi i Ledrit.

Reperi Lumi zgjodhi këtë fotografi për ta uruar mikun e tij.

“Hajde more urime. Mirësevjen në klub”, shkroi ai.

“Hajde perhajr”, ishte urimi i Gjikos.

“Urime martesa amiiiqiii… ishalla trashegoheni, e shendeti dhe lumturia ju percjellt gjithe jeten.”, ishte urimi i veçantë i mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Lyrical Son.

Vallja, kënga e atmosfera festive e përshkruan këtë natë të bukur për çiftin më të ri të showbizit. Për argëtimin e mysafirëve u përkujdes këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasalliu.

E gjithë dasma ishte tejet e veçantë, siç duket çifti u përkujdesën deri në detajin e fundit për ta bërë të paharrueshme këtë natë. Reperi interpretoi disa këngë në dasmën e tij, bashkë me mikun e tij, Lyrical Son./21Media