Më 26 janar Ledri në Australi

Më 26 janar Ledri në Australi

Reperi i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula për herë të parë do të performojë në Australi.

Adhuruesit e muzikës së Ledrit në Australi, mund të argëtohen me këngët e tij më 26 janar në klubin e natës “Chasers Nightclub”, shkruan rtv21.tv

Ledri Vula që nga fillimi i karrierës arriti që të pëlqehet shumë thuajse nga të gjitha moshat. Vitin që po e lëmë pas, Ledri publikoi projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime. Artisti vitin 2019 e permbylli me një sukses tjetër ai muajin dhjetor bashkë me shokun e klases hapën një lokal, i cili quhet “Frix”, në të cilin do të shërbehen ushqime të ndryshme, të traditës holandeze të përgatitjes së patates, por edhe ushqimeve tjera për herë të parë në Kosovë. /21Media